Këndimi në Shkrimin shenjtë
Këndimi është pjesë përbërëse e liturgjisë së meshës. Shkrimi Shenjtë na bën të ditur këngët dhe himnet që i janë drejtuar Hyjit që në kohërat më të vjetra: “Këndoni Zotit një këngë të re” (Ps 98,1), “Këndoni, luani në vegla muzikore për nder të tij” (Ps 105, 2), “Do t’i këndoj Zotit në jetën time, do ta lavdëroj Hyjin derisa të jem gjallë” (Ps 104,33), “Thoni së bashku psalme, himne e këngë të përshpirtshme! Këndoni e lavdëroni Zotin në zemrat tuaja” (Ef 5,19). Kënga në fillim i hapë mendjen dhe zemrën secilit besimtar për kremtimin e flisë, kremtimin e ngjarjes së shpëtimit. Kënga liturgjike është lloj kompozimi muzikor, vokal dhe instrumental, i përcaktuar pikërisht për kremtimet liturgjike.
Koncili II i Vatikanit dhe reformat e këndimit liturgjik
Koncili II i Vatikanit, kushtetutën mbi liturgjinë e shenjtë “Sacrosantum Concilium”, ia kushton liturgjisë së shenjtë dhe reformave të saj. Pa reformën liturgjike ndoshta nuk do të mund të kishte as reforma të tjera vijuese në këtë Koncil. Është Kisha që, me dokumente të ndryshme dhe eksperienca shumë shekullore të jetës së saj liturgjike, na tregon se si: “ nuk ka asgjë më solemne dhe më festive ne celebrimet e një asambleje që, e gjitha, shpreh me këngë, mëshirën dhe fenë e saj” dhe vazhdon akoma: “ Të promovohet, me impenjim, kënga e popullit fetarë, në mënyrë që në ushtrimet të shumta dhe të shenjta, dhe në vetë veprimet liturgjike, … të mund të tingëllojnë zërat e besimtarëve”. (SC)
Çka është këndimi Liturgjik?
Me të drejtë Shën Augustini në njërin prej predikimeve të tij të famshëm pohon: “Njeriu i ri e di se cila është kënga e re.” Këndimi është shprehje gëzimi dhe, nëse mendojmë edhe pak me më kujdes mbi këtë, është shprehje dashurie”. Populli i Hyjit, që është mbledhur për kremtim, i këndon lavdisë së Hyjit. Kisha, në historinë e vet dymijëvjeçare, ka krijuar, dhe vazhdon të krijojë, muzikë dhe këngë që përbëjnë një pasuri feje dhe dashurie që nuk duhet të humbasë. Në vetinë e saj si element liturgjik, këndimi duhet të përfshihet në vetë formën e kremtimit. Si pasojë, gjithçka – në tekst, në melodi dhe në ekzekutim – duhet t’i përgjigjet domethënies së misterit të kremtuar, pjesëve të ritit dhe kohëve liturgjike. Këndimi është lutje e dyfishtë drejtuar Zotit. Këtë na e vërteton shënjti i madh i kishës shën Agustini kur thotë: “ Kush këndon, lutet dy here”.
Themelimi i korit
Më ardhjen e motrave Bijat e Dashurisë Hyjnore (motra Violeta Kola dhe motra Mrikë Sabedini) në Zvicër në tetor të vitit 2001, Misioni filloj të rigjallërohet me aktivitete të ndryshme dhe të shumta, ku rëndësi e veçantë i është kushtuar liturgjisë së shenjtë. Shumë shpejt motrat filluan të organizojnë takime dhe grupe të ndryshme që do vazhdojnë të jenë aktive në Mision. Motrat përkrahje të madhe gjetën tek misionarët e atëhershëm, don Marjan Marku dhe don Marjan Demaj. Po ashtu ato gjetën edhe përkrahjen e një grupi besimtarësh të cilët ishin pranë motrave në çdo punë dhe aktivitet e sidomos në meshën shenjte. Pas një kohe motrat me këta besimtarë të devotshëm filluan çdo here (të dielave) 15 – 20 minuta para meshe të ushtrojnë këngët të cilat mendonin t`i këndojnë në meshë. Pas një kohe filluan të bëjnë prova për këndim në qendër të Misionit në Littau. Kështu erdhen deri tek ideja për të formuar një kor të qëndrueshëm i cili do të zbukurojë dhe gjallëroj festat dhe ritet solemne të liturgjisë.
Me tu rritur të numrit të antarëve të korit u pa e arsyeshme që të formohet edhe kryesia e këtij organizmi kishtarë. Në takimin e 22.02.2003 u formua një kryesi ku kryetarë u zgjodh Daniel Rosaj, sekretare Aida Augustini, arkatar Pjetër Gjoni, me drejtues shpirtërorë dhe udhëheqës të korit don Marjan Demaj misionar dhe me motrat: m. Violeta dhe m. Mrikë (për të cilët lirisht mund të themi se janë themeluesit zyrtarë të këtij kori). Me këte rastë u themelua zyrtarish kori i Misionit, që mori emrin “Kori, Imzot Nikë Prela”.
Ky kor ka edhe simbolin e vetë me portretin e imzot Nikë Prelës i dekoruar me një notë muzikore dhe emrin “Kori i Misionit katolik Shqiptar, Luzern”.
Qëllimi i themelimit dhe veprimtaria e Korit të Misionit
– Aftësimin e përsonave për këndim kishtar (liturgjik).
– Afrimin dhe bashkëpunimin në mes besimtarëve katolik shqiptar.
– Ruajtja e identitetit, fesë, kulturës dhe traditës tonë shqiptare.
– Jeta liturgjike dhe pastorale, të jetë më e pasur dhe frytdhënëse për të gjithë besimtarët që i takojnë Misionit.
– Organizimi i festave fetare dhe kombëtare.
– Takime të ndryshme familjare.
Sot pas 11 viteve të themelimit të Korit të Misionit dhe pas një angazhimi dhe pune serioze të të gjithëvë, kemi dy kore: ai i fëmijëve me të cilët motrat bëjnë ushtrime këndimi çdo javë, ata këndojnë dhe recitojnë apo aktrojnë në festa të veçanta të Misionit, dhe kori i të rriturve që është shumë aktiv në Mision dhe që këndojnë çdo të diel në Emmenbrücke dhe Sursee.
Lista aktuale e antarëve të Korit
Ardian Markaj Aida Augustini
Gjekë Augustini Gumrie Gjoni
Pjetër Gjoni Valentina Prenrecaj
Gjergj Prenrecaj Leonard Demaj
Emanuell Marku Antoneta Marku
Flore Rosaj Daniell Rosaj
Veneranda Qerimi Besnik Qerimi
Pren Kabashi Vera Krasniqi
Tomë Krasniqi Mark Ukaj
Leonard Fili Luljeta Tushi
Kristë Tushi Krist Kaqinari
Vilma Kaqinari Isak Sula
Marie Koshi Prekë Koshi
Leze Dedaj Pal Spaqi
Zoje Spaqi Dukagjin Qollaku
Pjetër Prenrecaj