Vizita e Presidentes së Këshillit Kantonal të Luzernit në Misionin tonë Presidentja e Këshillit Kantonal të Luzernit, zonja Ylfete Fanaj, sot paradite e vizitoi Misionin tonë në Luzern.Takimi ishte shumë miqësor, gjatë të cilit u shkëmbyen mendime mbi tema dhe argumente të ndryshme që ndërlidhen me jetën e qytetarëve në përgjithësi. Si Don Antoni, po ashtu edhe zonja Presidente shprehen gatishmërinë për një bashkëpunim gjithnjë e më të thellë, me dëshirën që bashkërisht të kontribuohet në promovimin e atyre vlerave që përçojnë tek njerëzit harmoni, respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin. Kujtojmë se me 16.03.2021, me ftesën e presidentes së Këshillit Kantonal, zonjës Ylfete Fanaj, misionari ynë, don Antoni, së bashku me udhëheqësit fetar të Kishës Katolike dhe të asaj Reformatore, ka udhëhequr momentin e lutjes dhe të meditimit për Këshilltarët e Kantonit.Presidenten e Këshillit Kantonal të Luzernit, bijën e popullit tonë, e përgëzojmë për sukseset e arritura dhe njëkohësisht e falënderojmë për afërsinë dhe mbështetjen që është duke treguar për Misionin tonë.