Menu Schließen

Mesha RORATE në misionin tonë 30.11.2021

Koha e Adventit (Ardhjes) çdo vit bie në muajin e errët të dhjetorit. Errësira, sidomos gjatë muajit dhjetor, e mbulon një hapësirë të madhe të kohës, megjithatë ekziston shpresa se së shpejti ditët do të zgjatën dhe dielli do ta pushtojë natën. Por, toka (njeriu) e ndriçuar nga Fjala e Hyjit dhe besimi në Të, zbulon se ka një Dritë në këtë vend të errët dhe se ajo Dritë do të ngadhënjejë mbi errësirën.Sipas një tradite të lashtë, Kisha Katolike “Meshën Rorate” e kremton në nder dhe lavd të Virgjërës Mari, para se të lind drita, pra në errësirë, vetëm me dritën e qirinjve.Simbolika e kësaj Meshe është pritja apo qëndrimi zgjuar në pritje të ardhjes së Jezusit, i cili vjen për ta ndriçuar njeriun dhe botën e pushtuar nga errësira (mëkati).Edhe në Misionin tonë kjo traditë është mirëpritur, këtë e dëshmon prania e besimtarëve në Meshën e mëngjesit dhe lutja e tyre e vazhdueshme kushtuar Virgjërës Mari.