Të shtunën e kaluar, me 27.11.2021, kishim takimin me Këshilltarët e Misionit tonë në Luzern. Takimi zgjati rreth katër orë dhe u diskutua sipas renditjes të këtyre temave:
1. Fillimisht u lexua protokolli i mbledhjes së fundit dhe u nënshkrua nga Këshilltarët e pranishëm në mbledhje.
2. U prezantua Agjenda e vitit 2022 me te gjitha takimet dhe aktivitetet e parapara.
3. U bë planifikimi dhe organizimi për festën e Krishtlindjes 2021, duke paraparë ripërtëritjet shpirtërore për të gjitha grup moshat dhe grupet e ndryshme ekzistuese në Misionin tonë. Po ashtu u diskutua dhe u vendos për darkën me Këshilltarët dhe përcjellësit e bekimit të shtëpive. U vendos për mbajtjen e festës familjare, megjithëse me një numër të kufizuar, shkaku i Pandemisë. U shqyrtua bekimi i shtëpive duke respektuar gjithmonë masat ekzistuese anti Covid-19.
4. U diskutua dhe u planifikua për festën e 30-të vjetorit të Misionit tonë, që do të jetë me 23 tetor të vitit 2022.
5. U bë prezantimi i buxhetit të Misionit dhe natyra e tij. Po ashtu u paraqiten edhe hyrjet dhe daljet e buxhetit.
6. Këshilltarët u lajmëruan se është duke u punuar në mënyrë intensive për përditësimin apo rregullimin e të gjitha adresave e besimtarëve të Misionit tonë, si dhe u lajmërua se nga fillimi i vitit 2022 të gjitha familjeve, revista Misioni ynë do të ju arrijë në shtëpitë e tyre përmes postës.
7. Pika e fundit e diskutimit ishte me të ndryshmet që e karakterizojnë punën dhe veprimin e Misionit tonë.Falënderimi i takon Hyjit dhe të gjithë bashkëpunëtorëve, që me praninë dhe kontributin e tyre e bëjnë edhe më funksional punën e Misionit tonë.