Menu Schließen

Krezmimi në misionin tonë 31.10.2021

Pas një përgatitje të mirë të kandidatëve për krezmim, të dielën me 31 tetor, në kishën e Familjes Shenjte në Emmenbrücke, mons Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës, gjatë kremtimit të Meshës shenjte, në ora 13:30, iu ka ndarë sakrementin e krezmimit 11-të kandidatëve të Misionit tonë.Me sakramentin e krezmimit të rinjtë (të pagëzuarit) pranojnë Shpirtin Shenjt dhe dhuratat e tija, të cilin Jezusi ia ka premtuar Kishës së vet si përforcim në fe dhe nxitje në vepra dashurie.Kremtimin i Meshës shenjte ishte solemn dhe i përgatitur mirë. Gëzimi dhe lumturia vërehej në të gjithë të pranishmit. Këtë festë të Misionit tonë edhe më solemne e ka bërë kori i fëmijëve, që së bashku me atë të të rriturve, i kanë kënduar Hyjit me një zë të bukur dhe engjëllor.Urojmë dhe lusim Hyjin për të rinjtë tanë që Shpirti Shenjt t’i përcjell gjatë gjithë jetës së tyre dhe t’i mbrojë prej të gjitha rreziqeve të trupit dhe të shpirtit.