Menu Schließen

Turniri i shahut 19.03.2022

Në mbrëmjen e djeshme, me 19 mars 2022, Misioni ynë ka organizuar turnirin e shahut. Në këtë turnir morën pjesë shahist të shumtë nga pjesë të ndryshme të Zvicrës.

Mbrëmja ishte e këndshme dhe përplot me emocione, për çka e falënderojmë Gazmend Dedaj dhe Llesh Duhanaj, të cilëve u ishte besuar detyra e organizimit, të cilët me shumë përkushtim dhe profesionalizëm kishin organizuar mbrëmjen në të gjitha detaje. Po ashtu falënderojmë edhe të rinjtë e Misionit tonë të cilët me zell u angazhuan në pjesën teknike të turnirit (regjistrimin e kandidatëve, rregullimin e shorteve, përcjelljen e rezultateve dhe përgatitjen e ambientit).

Pas nëntë gjirove lojë për secilin, vendin e parë e zuri Xhevdet Osamni, vendin e dytë Llesh Duhanaj dhe vendin e tretë Kolë Nushi, të cilëve, don Anton Uka, në emër të Misionit, ua ndau nga një çmim simbolik.

Turniri kishte qëllim humanitar dhe të pranishmit grumbulluan 1030 franga për çka falënderojmë secilin prej tyre.

Pas turnirit, qëndruam shoqërisht me njëri-tjetrin duke biseduar, luajtur shah dhe pingpong.

Për këtë përvojë të mirë dhe të bukur e falënderojmë Zotin dhe të gjithë ata që mendojnë dhe punojnë për të mirën njerëzore dhe shpirtërore të njëri-tjetrit.