Dje edhe bashkësia e Misionit tonë në Luzern, ashtu siç vepruan të gjitha bashkësitë e botës katolike, ju bashkua ftesës së Papës që të lutet për paqe në Ukrainë.
Meshën e shenjtë e udhëhoqi don Shan Zefi, vikar gjeneral i dioqezës Prizren-Prishtinë, i cili gjatë këtyre ditëve po e udhëheq Seminarin shpirtëror në Misionin tonë.
Don Shani, në predikimin e rastit, veçoj rëndësinë e lutjes në tejkalimin e situatave të vështira dhe të konflikteve të ndryshme që mund ta përfshijnë jetën e njeriut.
Prania e madhe e besimtarëve e bëri edhe më solemne kremtimin dhe lutjen tonë.
Zoja e Papërlyer, lutu për ne dhe për botën mbarë!