Të shtunën, me 09.04.2022, në qendrën e Misionit tonë në Luzern, kishim mbledhjen e radhës me Këshillin e Misionit tonë.
Fillimisht u bë leximi dhe nënshkrimi i protokollit të mbledhjes së kaluar. Pastaj, kryesisht, u diskutua për festën e 30-të vjetorit të Misionit tonë, që do të jetë me 22 dhe 23 tetor 2022. Përgatitja e ftesës; programi i akademisë solemne; darka për të ftuarit; mesha e shenjtë dhe liturgjia në përgjithësi; programi kulturor-artistik; aperitivi dhe buxheti aktual dhe thirrja për donacion ishin temë diskutimi dhe shqyrtimi.
Po ashtu diskutuam edhe për kremtimin e Javës së Madhe dhe festën e Pashkëve. Temë diskutimi ishte edhe revista “Misioni ynë” dhe çështja e adresave, si dhe shtegtimi për në Lourdes.
Në këtë mbledhje morën pjesë edhe disa nga përfaqësuesit e grupeve të ndryshme të Misionit tonë.