Moti i mirë, pjesëmarrja e madhe e besimtarëve në Meshën e shenjtë, buzëqeshja e fëmijëve, përgatitja dhe leximi i mirë i lexuesve, zëri i bukur i këngëtarëve të Korit, të gjitha këto krijuan një atmosferë të bukur shpirtërore e cila e bëri vërtetë të veçantë të Dielën e Luleve në Misionin tonë.
Falënderimi i takon Hyjit dhe të gjithë atyre që për çdo ditë angazhohen që të kemi një Bashkësi sa më të mirë, më të bashkuar dhe më të dashur.
Të gjithëve gëzuar e për shumë mot këto ditë të shenjta të Javës Madhe!