Menu Schließen

Festa e nënave 15.05.2022

Dje, në Misionin tonë në Luzern, në atmosferë të mrekullueshme festive u shënua dita e Nënave.

Forumi i Grave të Misionit tonë, në bashkëpunim me Motrat e nderit, kishin organizuar si është më së miri në mënyrë që festa të shkonte ashtu siç ishte menduar.Pjesëmarrja e madhe e Nënave dhe përfshirja e tyre në festë përmes valleve, këngëve, lojërave të përgatitura e bëri festën edhe më të bukur dhe më të gëzueshme. Për atmosferën e krijuar meritë të veçantë ka edhe anëtari ynë i korit, muzikanti Tush Lazri me shoqëri, si dhe kuzhinierët që u përkujdesuan për ushqimet e shijshme.

Nëna është themeli i një familje, shoqërie dhe kishe të shëndoshë. “Nëna gjithçka kupton, gjithçka fal, gjithçka vuan, gjithçka jep. Ajo nuk merr asnjë lule për kurorën e saj… Plagën e saj më të thellë nuk mund ta bësh të rrjedh gjak, menjëherë kthehet në ngjyrën e vet, blu. Nëna është si një krua, rrjedh vetëm për ta shuar etjen tënde, qesh kur arrin, dhe qanë kur largohesh”. Me këto fjalë të poetit italian Françesko Pastonki, don Antoni, në fjalimin e tij përshëndetës, e përkufizojë Nënën dhe uroj që Nënat të jenë të tilla në familje dhe shoqëri.