Mbrëmjen e djeshme, në ambientet e Misionit tonë në Luzern, u mbajt takimi përgatitor për martesë për të rinjtë dhe të rejat që do të kurorëzohen gjatë këtij viti.
Tema e takimit ishte: Martesa bashkim jete dhe dashurie. Të rinjtë, përveçse dëgjuan me vëmendje konceptet dhe mësimet të cilat u shpjeguan nga don Antoni, ata po ashtu morën pjesë në mënyrë aktive duke shtuar nga përvoja e tyre personale.
Takimi u zhvillua në atmosferë shumë miqësore, ku të rinjtë patën mundësi edhe të njihen me njëri-tjetrin.
Zoti e bekoftë rininë tonë!