Përvojat e bukura janë ato të cilat, edhe pas përfundimit të tyre, lënë shenjë pozitive, në zemrën dhe mendjen e njerëzve. E tillë ishte përvoja e shtegtimit tonë me 208 besimtarë nga Misioni ynë në Luzern, në shenjtëroren e Zojës së Lurdit në Francë.
Udhëtimi së bashku, njohja me njëri-tjetrin, lutja, meditimi, kremtimi i Meshëve të shenjta, ngrënia e mëngjeseve, drekave dhe darkave të përbashkëta, kënga, humori… të gjitha këto e bënë përvojën tonë të veçantë, pra të dashur, miqësore dhe shumë vëllazërore.
Falënderimi i takon Hyjit, Misionit tonë dhe të gjithë atyre që, në forma të ndryshme, ndihmuan që gjithçka të shkojë mirë dhe qetë.
Zoja e Lurdit, lutu për ne dhe familjet tona!