Menu Schließen

NATA E GJATË E KISHËS 2.6.2023

Me 2 qershor, Kisha Katolike në Luzern, në vende të ndryshme, ka organizuar takime të shumta kulturore dhe shpirtërore.

Ne, Misionet e gjuhëve të huaja, jemi bashkuar në Kishën Santa Maria në Emmen. Fillimisht është bërë prezantimi i Misioneve dhe i kulturave tona të prejardhjes, pastaj edhe janë kënduar këngë të ndryshme fetare.

Misionin tonë dhe figurën e Nënë Terezës e ka prezantuar Simon Rosaj, ndërsa Kori ynë ka kënduar këngën kushtuar Shën Nënë Terezës.

Pas përvojës kulturore dhe shpirtërore, në qendrën italiane, për të gjithë të pranishmit, ishte përgatitur një darkë modeste me ushqime dhe pije tradicionale të popujve të pranishëm në festë. Edhe besimtarët e Misionit tonë kanë sjellur ushqime dhe pije tipike shqiptare të cilat u pëlqyen nga të pranishmit.

Falenderimi për këtë organizim i takon të gjithëve që kanë mar pjesë, sidomos Ardian Markut, Simon Rosajt dhe anëtarëve të korit që kanë kontribuuar drejtëpërdrejt në organizimin dhe paraqitjen e pjesës tonë.