Më 26 maj, me 2 dhe 9 qershor, në ambientet e Misionit tonë në Luzern, u mbajten takimet përgatitore për martesë për të rinjtë dhe të rejat që do të kurorëzohen gjatë kësaj vere. Në këto takime morën pjesë 32 të rinj dhe të reja.
Temat e takimeve ishin: Natyra dhe kushtet e martesëssë krishterë; martesa e krishterë si thirrje në shenjtëri dhe domethënia e ritit dhe simboleve martesore.
Të rinjtë, përveçse dëgjuan me vëmendje konceptet dhe mësimet të cilat u shpjeguan nga don Antoni, ata po ashtu morën pjesë në mënyrë aktive duke shtuar nga përvoja e tyre personale.
Takimi u zhvillua në atmosferë shumë miqësore, ku të rinjtë patën mundësi edhe të njihen me njëri-tjetrin.
Pas takimit të fundit organizuam darkën e përbashkët, të cilën na ofrojë njëri nga të rinjt e pranishëm, Ndue Bullakaj.
Zoti e bekoftë rininë tonë!