Devocioni dhe përshpirtëria e popullit tonë ndaj shejtit të Padovës është e veçantë dhe origjinale si në pak popuj tjerë.
Gjatë 13-të të Martave, kushtuar shna Ndout, Mesha e shenjtë ishte e mbushur me besimtarë të cilët me lutje dhe përshpirtëri dëshmuan dashurinë për Krishtin dhe shenjtërit e Tij.
Edhe dje, në ditën e shna Ndout, edhe pse ditë pune dhe me angazhime të shumta, besimtarët gjetën kohë për të ardhur në Meshë dhe për të kremtuar së bashku festën e Shenjtit të mrekullive të shumta.
Për të gjithë të pranishmit, familjet e Misionit tonë kishin përgatitur ushqime të shijshme dhe të shumta dhe kështu, pas Meshe, bashkarisht festuam festën e shna Ndout.
Shenjti shna Ndue, lutu për ne dhe familjet tona!
: Kastriot Frrokaj