Mbrëmjen e djeshme, më 29 qershor, grupi i të rinjve të ansamblit “Shqiponja” ka organizuar një mbrëmje të bukur miqësore, në të cilën ishin të ftuar edhe prindërit e tyre.
Fillimisht, don Antoni, në emër të të gjithë të pranishmëve përshëndeti dhe përgëzojë të rinjtë për angazhimin, përkushtimin dhe dëshirën e tyre për të bërë diçka të bukur për vetën e tyre dhe bashkësinë tonë në përgjithësi. Të shohësh një grup kaq të madh dhe kaq të motivuar për të ruajtur dhe kultivuar traditat dhe vlerat tona kombëtare, kulturore dhe shpirtërore, sot, është gjë e rrallë, prandaj edhe ju falënderojmë dhe njëkohësisht ju premtojmë krejt mbështetjen tonë, theksojë don Antoni.
Darka, përveç ushqimeve të mira, ishte e pasur me këngë dhe valle.
Rinisë tonë i urojmë suksese, mbarësi dhe të ardhme të mirë dhe të shëndoshë, pikërisht ashtu siç i porosiste Papa Françesku të rinjtë në përgjithësi: “Rini, mbani sytë gjithmonë të drejtuar nga e ardhmja. Bëhuni tokë e pëlleshme në udhëtim me njerëzimin, të jeni ripërtëritje në kulturë, në shoqëri dhe në Kishë. Duhet guxim, përvujtëri dhe dëgjim për t’i dhënë dukje rinovimit”.
Zoti e bekoftë rininë tonë!