Menu Schließen

Rikthimi i “Shqiponjave” 14.12.2022

Falë grupit të vullnetarëve të të rinjve që është krijuar për 30-të vjetorin e Misionit tonë në Luzern, rinia ka pasur mundësi të njihet mes veti dhe kështu të ribashkohen me disa ish-anëtarë të grupit të vjetër të “Ansamblit Shqiponja”.

Deri më tani janë bashkuar më shumë se 30-të anëtarë të rinj dhe të reja dhe kanë filluar me prova të përbashkëta javore. Provat janë çdo të enjte duke filluar nga ora 19:30 tek qendra e Misionit tonë në Luzern.

Ky grup beson se puna do të ecën mbarë në mënyrë që grupi i valltarëve të konsolidohet, të rritet në numër, të jetë gjithëpërfshirës dhe kështu Misioni ynë në Luzern, edhe në këtë drejtim, të përfaqësohet në mënyrë të denjë, duke promovuar kulturën dhe traditën tonë të lashtë shqiptare.

Kështu që çdo anëtarë i ri është i mirëseardhur.