Menu Schließen

Krishtlindja 2022 në Misionin tonë 24.12.2022

Këtë vit, ndryshe nga vitet e kaluara të pandemisë, festën e Krishtlindjes e kremtuam me solemnitet në prani të një numri të madh të besimtarëve.

Natën e Krishtlindjes kishim tri Meshë të shenjta, në Gettnao (18::00), në Emmenbrücke (20:00), dhe në Zug (23:00). Të tria kishat ishin përplot më besimtarë.

Në Emmenbrücke filluam me ritualin e Buzmit, të cilin e kishin përgatitur disa besimtarë të Misionit tonë.

Ditën e Krishtlindjes kishim dy Meshë të shenjta, në Goldau (10:30) dhe në Sursee (13:30).

Pas Meshës në Sursee, të gjithë të pranishmit, patën mundësi të ndalen dhe të urojmë njëri-tjetrin duke pirë një gotë verë të vluar apo çaj të nxehtë.

Gjatë ditëve të Krishtlindjes kishim të pranishëm drejtorin e Radio Marisës së Kosovës, don Shtjefën Dodes, i cili na ndihmojë në kremtimin e sakramenteve.

Të hënën e Krishtlindjes, grupi i vullnetarëve të Misionit tonë, në mënyrë të shkëlqyer ka organizuar festën familjare në nder të festës së Krishtlindjes. Organizimi i mirë, darka e shijshme dhe muzika e këndshme i dhanë shije dhe gëzim kësaj mbrëmje festive.

Tani që jemi në ditët e fundit të këtij viti, dëshirojmë t’i falënderojmë përzemërsisht të gjithë ata persona që na ndihmuan në organizimin dhe realizimin e aktiviteteve të shumta, sidomos në festimin e 30-të vjetorit të themelimit të Misionit.

Gëzuar e me bekime Vitin e Ri 2023!