Menu Schließen

Një kohë e vështirë – ftesë për të shpresuar 03.12.2023

“Me siguri se jemi duke kaluar një periudhë shumë të vështirë, e karakterizuar nga vuajtja, nga vdekja dhe nga kufizimi i lirisë, të detyruar ta shndërrojmë mënyrën tonë të zakonshme të jetuari. Jemi të detyruar deri edhe, në disa momente, të heqim dorë nga Mesha Shenjte. Na duket sikur jemi në një natë të thellë që nuk ka shenja se po mbaron. Kur terri zgjatet, shpresa me shumë lehtësi nis të dorëzohet: më së pari bërtasim, rebelohemi, më pas dalëngadalë dorëzohemi” thoshte jezuiti italian atë Gaetano Piccolo duke ju referuar periudhës së komunizmit në Shqipëri.

Në çdo situatë të vështirë të jetës së njeriut një zë i qartë ushton brenda tij, është zëri i shpresës i cili e thërret njeriun të ngrihet, të lirohet nga mendja e turbullt, të lirohet nga barra e rëndë e jetës që e bënë të shoh vetëm zi e të shpresojë.

Koha e adventit është koha e besimit se Ylli i ri dëshiron të shkëlqejë dhe të ndriçojë rrugën (jetën) e secilit njeri.

Koha e adventit është koha e përkujtimit të ngjarjes së ndodhur e cila dëshiron të ri-ndodh duke ardhur përsëri për ta ripërtërirë vazhdimisht mendjen, shpirtin dhe jetën tonë, deri në atë momentin kur do të marrim pjesë plotësisht në shkëlqimin e lavdisë së Tij. Andaj Jezusi na thotë: «Rrini zgjuar», që do të thotë kujtoja vetit përgjegjësitë dhe detyrat që Zoti t’i ka besuar dhe mundohu t’i jetosh ato me gëzim dhe dashuri.

Mbarësi dhe bekime në kohën e Adventit!