Të premten, me 26 janar, Kori i Misionit tonë në Luzern kishte mbledhjen e radhës në të cilën u diskutua për shumë gjëra që ndërlidhen me aktivitetin dhe jetën e këtij grupi të rëndësishëm të Bashkësisë sonë.
Mbledhja ishte përgatitur në mënyrë dinjitoze nga Valentina Prenrecaj dhe Flora Rosaj, kryetare të Korit.
Fillimisht u lexua protokolli i takimit të fundit, dhe pastaj u lexuan dhe u shqyrtuan pikat tjera të parapara. Takimi u zhviillua në mënyrë miqësore dhe shumë konstruktive, për çka e falënderojmë secilin pjesëmarrës për kontributin e çmueshëm.
Pas mbledhjes, duke falënderuar Emanuel Markun, Antoneta Markun dhe Vera Krasniqin, patëm mundësi të vazhdojmë qëndrimin tonë në Mision, duke shijuar ushqime dhe pije të mira.
Falenderojmë Zotin për bashkëpunimin e mirë dhe miqësinë e shëndosh që kemi me njëri-tjetrin.