Nga data 2 deri më 4 mars, në Misionin tonë ishte i ftuar drejtori i Radio Maria të Kosovës, Don Shtjefen Dodes, së bashku me Nora Ukën dhe Linda Krasniqin. Qëllimi i kësaj vizite ishte promovimi i Radio Marisë dhe inkurajimi i besimtarëve tanë për të ndihmuar këtë Radio Katolike edhe financiarisht.
Ditët e fundjavës që lamë ishin plot takime, kremtime dhe udhëtime të shumta të cilat i kaluam me gëzim të madh.
Falënderojmë Radio Marinë e Kosovës dhe të gjithë ata që kontribuuan në promovimin e saj.
Zoja e bekuar, lutu për ne dhe për botën mbarë!