Në Kishën e Familjes së Shenjtë në Emmenbrücke të mbushur plot me besimtarë, e lutëm Udhën e Kryqit dhe kremtuam Meshën e Shenjtë në ditën e dytë të seminarit shpirtëror – Kreshmët 2024.
z. Dedë Paloka, i ardhur nga Prishtina për këtë përvojë shpirtërore në Misionin tonë, në meditimin e radhës u foli të pranishmëve për rëndësinë e lutjes dhe bashkëpunimin e njeriut me Zotin.
Të pranishmit mbetën të kënaqur sepse përvoja të tilla na bashkojnë edhe më shumë me Zotin dhe na ndihmojnë të jetojmë si vëllezër e motra mes nesh.
Për çdo bekim në jetën dhe familjen tonë, falenderojmë Zotin dhe të gjithë ata që mundohen për të mirën tonë!