Menu Schließen

FESTA E NËNËS NË MISIONIN TONË 18.05.2024

Dita e Nënës u festua në Misionin tonë në Luzern në një atmosferë të këndshme dhe shumë festive.

Don Anton Uka fillimisht iu drejtua të pranishmeve me një përshëndetje dhe në të njëjtën kohë nënvizoi misionin e shenjtë dhe përgjegjësinë e madhe që nënat dhe gratë kanë në familje, në shoqëri dhe në Kishë.

Më pas u prezantuan ndryshime në udhëheqjen e Forumit të Grave. Zonja Vjollca Bisaku, si kryetare, pas 11 vitesh punë, angazhim dhe përkushtim, i dorëzon mandatin zonjës Lume Malota. Stafin të ngushtë të Forumit iu shtuan edhe: Gita Berisha, Leonida Komani, Vera Frrokaj, Leonia Kabashi dhe Mirlinda Bisaku.

Lutja, kënga, vallëzimi dhe ushqimi i shijshëm i dhanë kuptim dhe shkëlqim kësaj feste të veçantë.

Për organizimin e shkëlqyer të festës falënderojmë Forumin e Grave, Motrat, grupin muzikor dhe të gjithë ata që kontribuuan në suksesin e saj.

Zoti i bekoftë të gjitha Nënat!