Mbrëmjen e djeshme, 14 qershor, në ambientet e Misionit tonë në Luzern, u zhvillua takimi i fundit për përgatitjen e martesës së të rinjve dhe të rejave që do të kurorëzohen gjatë verës së këtij viti.
Tema qendrore e takimit të djeshëm ishte: kuptimi i ritit dhe simbolet e martesës. Më pas kishim darkën e përbashkët të ofruar nga Kelmend Shtufi, pronar i restorantit të njohur Kelly’s në Emmenbrücke.
Në darkë morën pjesë edhe disa anëtarë të korit nga Misioni ynë në Luzern. Xhekë Avgustini, anëtar korit, dha një dëshmi të bukur për të rinjtë, duke treguar gëzimet dhe vështirësitë e jetës bashkëshortore.
Të shoqëruar me ushqime të mira, batuta, këngë dhe vallëzime, në sfond patëm mundësinë të ndjekim ndeshjen e parë të kampionatit europian të futbollit.
Zoti e bekoftë rininë tonë!