Menu Schließen

Shtegtim në Portugali 7.-9.10.2024

Më 7 tetor, një grup prej 50 personash, nga Misioni ynë në Luzern, nis shtegtimin për në Portugali, Fatima dhe Lisbonë.

Fatima më 8 tetor, Feja jonë e krishterë na mëson dhe na edukon t’i besojmë Marisë gjithçka që jemi, gjithçka që kemi, të bindur se në këtë mënyrë mund të jemi një instrument i mëshirës dhe butësisë së Zotit për familjet, fqinjët dhe miqtë tanë.Me këtë frymë besimi dhe feje po kalojmë ditë dhe momente të bukura në Shenjtëroren e Zojës së Rruzares në Fatima të Portugalisë.

Më 9 tetor kuptuamë më nga afër se Lisbona është me të vërtetë një qytet global për shkak të rëndësisë së saj në fusha të tilla si arti, arkitektura, tregtia ndërkombëtare, arsimi, turizmi kulturor dhe fetar, sporti dhe integrimi i njerëzve të kulturave dhe nacioneve të ndryshme. Është një qendër e rëndësishme evropiane, e hapur për të gjithë, me një nga portet më të rëndësishme me pamje nga Atlantiku.Lisbona është qyteti i Shenjtit Shna Nue, një pajtor i merituar dhe shumë i dashur për qytetarët e saj, kultura dhe shpirti i të cilit pasqyrohen në çdo cep.