04.06. Në festën e Korpit dhe të Gjakut të Krishtit, përveç kësaj feste të madhe, Misioni ynë kishte një ditë të veçantë: përgatitjen shpirtërore të 30 të rinjve të cilët do të marrin sakramentin e krezmimit. Pas ushtrimeve që kishim me ta si parapërgatitje për meshën e krezmimit, filluam edhe përgatitjen shpirtërore, ku të gjithë kandidatët patën mundësinë për sakramentin e rrëfimit. Pas një përgatitje për këtë sakrament misionari ynë don Agimi ishte në dispozicion të tyre pë rrëfim për më shumë se një orë e gjysmë. Pastaj vazhdoj mesha e shenjtë në të cilën përveç këtyre të rinjve morën pjesë edhe prindërit e nunat e tyre si dhe shumë besimtarë tjerë. Në pretkun e rastit, don Agimi i porositi të rinjtë që të angazhohen më shumë në praktikimin e vazhdueshëm të jetës sakramentale, duke veçuar pjesëmarrjen në Meshën shenjte, Kungimin dhe Rrëfimin më të shpeshtë.