Menu Schließen

E kremtja e Zemrës së Krishtit

3333312.06. Festa e Zemrës së Shenjtë të Krishtit, që adhurohet shumë edhe në popullin tonë, është relativisht e kohës së vonshme, edhe pse devocioni ndaj Zemrës së Krishtit është i njohur para se të aprovohej kjo festë nga Kisha, dhe para se t’i dëftohej Jezu Krishti Shën Margharitës. Kjo festë për shumë vite ka bashkuar besimtarët tanë në Katedralen e Shkupit kushtuar Zemrës së Krishtit. E falënderojmë Zotin se tash edhe në Kosovë i kemi dy kisha të reja kushtuar Zemrës së Krishtit, ajo në Viti dhe tjetra në famullinë e Budisalcit në Jagodë.

Marrë para sysh aktivitetet e ndryshme në Misionin tonë, duhet thënë se sidomos festat dhe mesha shenjte bashkon besmitarët nga pjesë të ndryshme të Misionit. Sot në Kapelën e Misionit në Luzern kremtuam këtë festë kaq të dashur për të gjithë, festë kjo që na bënë ta ndjejmë dhe ta shijojmë dashurinë, mëshirën, ndihmën dhe praninë e Zotit në jetën tonë. Janë të shumtë besimtarët tanë që e shfaqin devocionin e tyre ndaj Zemrës së Krishtit duke marrë pjesë në meshë për çdo të premte të parë të muajit dhe duke u rrëfyer. Në pretkun e rastit, misionari ynë don Agimi porositi që t`ia kushtojmë me dëshirë të zjarrtë zemrat tona Zemrës së Tij.