12.06. Në Meshën shenjtë në Emmenbrücke u shënua festa e fëmijëve që këtë vit kanë marrë Kungimin e parë. Në festë ishin 13 fëmijë që për herë të parë morën Krishtin në zemër. Pas Meshe ishte dreka e përbashkët edhe me të gjithë fëmijët tjerë që këtë vit kanë frekuentuar mësimin e fesë nëpër qendra të ndryshme të Misionit dhe prindërit e të afërmit e tyre. Drekën, në bashkëpunim me motrat, e organizuan vetë familjet e fëmijëve, si ushqimet, pijet ashtu edhe dekorimin e ambientit. Festa ka vazhduar në një atmosferë të hareshme deri në mbrëmje.