Pas pushimeve të festës së Pashkëve (që janë edhe pushime shkollore) rifilloi mësim – besimi me fëmijë dhe të rinjë në të gjitha qendrat (Sursee, Willisau dhe Luzern) ku Misioni ynë zhvillon katekizmin. Në këto qendra falë punës së palodhshme të motrave të nderit dhe impenjimit e bashkëpunimit të prindërve me motrat, frekuentojnë mësim – besimin më shumë se 100 fëmijë të moshave të ndryshme.