Misioni ynë ishte në festë të trefishtë: E diela e Bariut të Mirë, Zoja e Këshillit të Mirë, pajtore e Misionit tonë dhe pagëzimi i dy foshnjave. Rreth qështjes së organizimit të kremtimit sa më solemn të kësaj feste, janë angazhuar m. Mrikë dhe m. Valbona bashkë me forumin e grave “Zoja e Këshillit të Mirë”. Mesha solemne ishte në Kishën e familjes së Shenjtë, në Emmenbrücke, të cilën e udhëhoqi misionari ynë don Agimi. Në fillim ishte procesioni i prirë nga një numër i madh i ministrantëve ku pas kryqit dhe qirinjve të ndezur nga dy të rinj me veshje kombëtare, u mbart figura e Zojës së Këshillit të Mirë, e cila u vendos para elterit. Në predikimin e rastit don Agimi theksoj rëndësinë, ndërmjetësinë dhe rolin e Zojës së Bekuar në popullin tonë shqiptarë dhe në familjet tona, që nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme. Pasi qe ishte edhe e diela e Bariut të mirë i porositi besimtarët që të luten për thirrje shenjte në Kishë. Pas predikimit ishte riti i pagëzimit të dy foshnjave, pastaj vazhdoj mesha shenjte me paraqitjen e dhuratave dhe lutjet e besimtarëve. Dhuratat u vendosen para elterit nga një grup besimtarësh të veshur me veshje kombëtare, gjë që rifreskon përkatësinë e identitetit kombëtarë në brezat e rinjë që kanë lindur dhe jetojnë këtu në Zvicër. Pas meshe ishte edhe një apero me ushqime tradicionale, e organizuar dhe përgatitur nga motrat e forumi i grave për të gjithë besimtarët.