30-31. Misioni ynë, çdo vit organizon një shëtitje apo grill me të gjithë anëtarët e korit. Këtë vit së bashku kemi vendosur që të bëjmë një shëtitje (vizitë) dy ditore në Milano dhe vendet për rreth. Të shtunën rreth mesditës, pas mbërritjes dhe sistemimit në hotel ishte dreka në periferi të Milanos. Pas dreke vizituam katedralen madhështore të Milanos dhe qytetin, ku kemi qëndruar deri në orët e vona të pasdites. Të nesërmen, në ditën e Trinisë së Shenjt kremtuam meshën e shenjtë. Pas drekës në një atmosferë të gëzueshme dhe vëllazërore u nisëm drejt Luzernit.