03.05. Në orët e pasdites tek qendra e Misionit në Luzern, motra Mrikë dhe motra Valbone kanë zhvilluar një takim me forumin e grave “ Zoja e Këshillit të Mirë”. Qëllimi i takimit ishte çështja e organizimit sa më të mirë për fetën e Nënave që do të mbahet tek salla e Misionit në Luzern me 10 maj, ku secilës iu caktua nga një detyrë shërbimi në mënyrë që gjithçka të ecën sa më mirë.
Po këtë ditë u mbajt edhe takimi i rregullt i të rinjve (takimet me të rinjtë i kemi çdo të diele të parë të muajit), të cilin e udhëhoqi misionari ynë don Agim Qerkini. Tema e takimit ishte: “Zoja e Bekuar – shembulli se si duhet ndjekur Krishtin”. Në fund të takimit don Agimi i porositi të rinjtë që ti përngjajnë Marisë duke u lëshuar me guxim në dorë të Zotit, t`i besojmë Fjalës së tij dhe ta kërkojmë pa pushim ndërmjetësinë e saj në jetën tonë.