Menu Schließen

Shtegtimi këmbë në Flüeli

18.06. Përvoja tjetër e bukur e shtegtimeve këmbë këtë vit ishte ajo në Shenjtëroren e Bruder Klaus në Flüeli-Sachseln.  Tash e disa vite, në qershor organizohet meshë në Flüeli. Këtë vit, disa besimtarë shtegtuan këmbë, disa nga Root e disa të tjerë që iu bashkuan nga Hergiswil. Ndër ta edhe don Agimi. Nisja ishte herët në mëngjes, ndërsa mesha ishte e paraparë në ora 12.00. Atje arritëm me kohë dhe gjetëm besimtarë tjerë që na u bashkuan në këtë kremtim të meshës. Pas meshe, ishte dreka e përbashkët, pastaj, vizituam vendin e lindjes së Vëlla Klausit e kisha tjera, deri te varri i tij në kishën e famullisë në Sachseln. Të gjithë u ndamë të lumtur nga kjo përvojë të bukur e tërheqjes shpirtërore.

SONY DSC