Menu Schließen

Akademi kushtuar Nënë Terezës

24.09. Pjesa e parë e kësaj Akademie, organizuar nga tri Misionet tona në Zvicër dhe Shoqata Humanitare Nënë Tereza me seli në Luzern, filloj në Arkivin Kantonal të Luzernit ku u shpalosën letra origjinale dhe dokumente tjera që bënin fjalë për jetën e saj, pastaj, letra të saja që kishte shkëmbyer me njerëzit dhe fëmijët bamirës të Motrave të Nënë Terezës. Pjesa e dytë e Akademisë vazhdoj në Aarau.
Nga programi po veçojmë fjalën përshëndetëse të Don Pren Kolës, pastaj, Ambasadorës së Kosovës, Znj. Nazane Breca. Dr. Shan Zefi, foli për jetën dhe veprëne Nënë Terezës. Ruth Bisang-Vogt “Babai i saj dhe ndihmat për Nënë Terezën”; Don Agim Qerkini, “Shën Nënë Tereza”; Daniel Rosaj – ”SHHB Nënë Tereza” në Zvicër. Në kuadër të Akademisë pati recitale e këngë të kënduara nga Kori i Misionit në Aarau.

akademia