Menu Schließen

Java e IV Viti A

Leximi parë (Sof 2, 3; 3, 12- 13)
Do të bëj në mjedisin tënd të qëndroj populli i përvuajtur e i varfër.

Lexin prej Librit të Sofonisë profet
Kërkojeni Zotin, të gjithë ju, të përvuajturit e tokës, ju që i kryeni urdhërimet e tij! Kërkoni drejtësinë, kërkoni butësinë, që disi të mund të fshiheni Ditën e zem’rimit të Zotit! Do të bëj në mjedisin tënd të qëndrojë populli i përvuajtur e i varfër! Në emër të Zotit do të kërkojë strehim Teprica e Izraelit. Paudhësi nuk do të bëjnë më,  rrena më nuk do të thonë, në gojë të tyre s’do të gjendet më gjuhë gënjyese! Por do të kullosin e do të mrizojnë pa pasur kush t’i shqetësojë!”  Fjala e Zotit

 

Psalmi 146 (145)
Ref. Lum skamnorët në shpirt.

Zoti e mban besnikërinë për amshim,
Ai u jep të drejtën të nëpërkëmburve,
u jep ushqimin të uriturve.
Zoti i çliron robërit.
________________________
Zoti u jep dritë e syve të verbërve,
Zoti i ndreq të klërrusurit,
Zoti i do të drejtët,
Zoti i mbron ardhacakët.
________________
U ndihmon banjkëve e të vejave,
ndërsa mëkatarët ua pshtjellon udhët
Zoti do të mbretërojë  për jetë,
Hyjit yt, o Sion,

 

 

Leximi dytë ( 1 kor 1, 26-31)
Hyji i zgjodhi të përbuzurit dhe jo bujarët e botës.

Lexim prej Letrës së parë të shën Palit apostull drejtuar Korintasve
Vëllezër, pleqëroni kush jeni ju që e morët thirrjen e Hyjit? S’ka ndër ju shumë të dijshëm për sy të njerëzve, as shumë të fuqishëm, as shumë bujarë! Por, Hyji zgjodhi të marrët në sy të botës për t’i turpëruar të mençurit dhe të dobëtit në sy të botës i zgjodhi Hyji, për t’i turpëruar të fortët;  dhe jo bujarët e botës e të përbuzurit i zgjodhi Hyji, mu edhe ata që nuk janë, që t’i asgjësojë ata që janë, në mënyrë që asnjë njeri të mos mburret para Hyjit. Po, Ai bëri “që ju të jeni” në Krishtin Jezus, i cili u bë për ne dije që vjen prej Hyjit, drejtësi, shenjtërim dhe shpërblim, siç thotë Shkrimi i shenjtë:‘Kush mburret, le të mburret në Zotin.’ Fjala e Zotit

 

Aleluja!
Gëzohuni e galdoni, sepse i madh do të jetë shpërblimi juaj në qiell¨
Aleluja!

 

 

Ungjilli (Mt5, 1- 12)
Lum skamnorët në shpirt.

Leximi i Ungjillit shenjt sipas Mateut
Jezusi, kur pa turmën, u ngjit në mal. Kur u ul, iu afruan nxënësit e tij. Atëherë mori fjalën dhe i mësoi duke thënë: “Lum skamnorët në shpirt sepse e tyre është Mbretëria e qiejve! Lum ata që qajnë sepse do të ngushëllohen! Lum ata që janë të butë sepse do ta trashëgojnë tokën!  Lum ata që kanë uri e etje për drejtësi sepse do të ngihen! Lum të mëshirshmit sepse do të gjejnë mëshirë!  Lum ata që janë të pastër në zemër sepse do ta shohin Hyjin. Lum pajtuesit sepse do të quhen bijtë e Hyjit. Lum ata që salvohen pse kryejnë çka Hyji kërkon sepse e tyre është Mbretëria e qiejve. Të lumët ju kur t’ju shajnë e t’ju salvojnë dhe kur, për shkakun tim, t’i thonë të gjitha të zezat kundër jush, por në rrenë! 12 Gëzohuni e galdoni, sepse i madh do të jetë shpërblimi juaj në qiell! Jo po, kështu i salvuan edhe profetët para jush!” Fjala e Zotit