Menu Schließen

JAVA E KATËRT E KRESHMEVE E DIELA – A

 

Leximi i parë (1Sam 16, 1.4 6-7. 10-13)
Samueli e mori bririn dhe e shuguroi Davidin midis vëllerzërve të tij.

Lexim prej Librit të parë të Samuelit
Në ato ditë, Zoti i tha Samuelit: “Deri kur do ta vajtosh  Saulin pasi unë e flaka tej që të mos mbretërojë mbi Izrael? Mbushe bririn tënd me vaj e eja të të çoj tek Isai betlehemas: sepse gjeta për vete mbretin ndër bijtë e tij”. Samueli i tha: “Po si të shkoj? Do të dëgjojë Sauli e do të më vrasë”. E Zoti i tha: “Merre me vete një viçe e thuaj: ‘Erdha të flijoj për nder të Zotit’. Thirre në fli Isain dhe atëherë unë do të të tregoj se çfarë të duhet të bësh. Pastaj lyeje atë që të të them unë”. Samueli bëri siç i kishte urdhëruar Zoti dhe erdhi në Betlehem. Pleqtë e qytetit i kapi frika, i dolën para dhe i thanë: “A është e paqme hyrja jote”? Ai u përgjigj: “E paqme. Erdha për t’i bërë kushtim Zotit. Shenjtërohuni dhe ejani me mua që të flijoj”. Pastaj shenjtëroi Isain dhe bijtë e tij dhe i grishi ata në fli. Kur hynë, Samueli e pa Eliabin e tha: “S’ka dyshim se para Zotit është i shuguruari i tij”.  Por Zoti i tha Samuelit:”Mos e shiko fytyrën e tij dhe lartësinë e shtatit të tij, sepse e kam përjashtuar. Unë nuk gjykoj sipas pamjes së njerëzve: njeriu sheh çka duket përjashta, kurse Zoti vëren zemrën”. Kështu Isai i solli shtatë djemtë e vet para Samuelit dhe Samueli i tha Isait: “Prej këtyre Zoti nuk ka zgjedhur asnjërin”. Samueli i tha përsëri Isait: “A janë vetëm këta bijtë e tu”? Ai iu përgjigj: “Kam edhe një, më të voglin, është duke kullotur delet”. Samueli i tha Isait: “Ço e sille këtu! Nuk do ta shtrojmë bukën derisa të vijë ai këtu”.  Dërgoi pra, dhe e solli. Ishte kuqlosh, i bukur e i hijshëm nga pamja. Zoti i tha: “Çohu e lyeje, sepse ky është”. Atëherë Samueli e mori bririn dhe e shuguroi mes vëllezërve të tij. Shpirti i Zotit e pushtoi Davidin prej asaj dite e më tutje. Samueli u ngrit e shkoi në Ramë. Fjala e Zotit 

 

Psalmi
Ref. Zoti është bariu im, asgjë nuk më mungon.

________________________

Më pushon kullotave të gjelbra,
më prin në ujëra të qeta,
3 shpirtin ma përtërin.
Ai më prin shtigjeve të drejta
në saje të dashurisë së Emrit të vet.
________________________

Po edhe në kalofsha nëpër luginën e hijes së vdekjes,
s’trembem nga e keqja
sepse ti je me mua:
thupra jote dhe kërraba
për mua janë ngushëllim.
__________________

ndër sy të armiqve të mi,
me vaj erëmirë kokën ma lyen,

gotën ma mbush plot e përplot.

___________________

Hiri dhe mirësia do të më përcjellin
në të gjitha ditët e jetës sime,
do të banoj në shtëpinë e Zotit
derisa të jem gjallë.

 

Leximi i dytë ( Ef 5, 8-14)
Ngritu nga të vdekurit, dhe do të të shndrisë Krishti!

Lexim prej Letrës së Shën Palit apostull drejtuar Efesianëve
Po, dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotërinë. Jetoni porsi bij të dritës. Fryti i dritës është: mirësia, drejtësia, e vërteta vendosni të bëni çka i pëlqen Hyjit! Mos kini pjesë në veprat e pafrytshme të errësirës, por përkundrazi, më mirë zbulojini! Sepse veprat që këta njerëz i bëjnë fshehtazi është turp edhe të fliten! E çdo gjë që zbulohet, del në dritën e vet të vërtetë, sepse çdo gjë që është e zbuluar, është dritë. Prandaj thotë: ‘Zgjohu ti që fle,  ngrihu nga të vdekurit, dhe do të të shndrisë Krishti!’ Fjala e Zotit

 

Lavdi ty, O krisht, Mbret i lavdisë së amshuar!
Unë jam drita e botës, thotë Zoti, kush vjen pas meje, nuk do të ecë në errësirë, por do ta ketë dritën e jetës.
Lavdi ty, o Krisht, Mbret i lavdisë së amshuar!

 

Ungjilli (Gjn 9, 1-41)
I verbëri shkoi, u la dhe kur po kthehej, shihte

Leximi i Ungjillit shenjt sipas Gjoni
Duke kaluar rrugës pa një njeri të verbër, që kishte lindur i verbër.  Nxënësit e tij e pyetën: “Rabbi, kush mëkatoi, ky apo prindërit e tij që lindi i verbër?”  “Nuk mëkatoi as ky as prindërit e tij ‑ u përgjigj Jezusi ‑ por ndodhi kështu që në të të dëftohen veprat e Hyjit. Derisa të jetë ditëna duhet t’i kryejmë veprat e Atij që më dërgoi. Po vjen nata, kur askush s’mund të punojë. Derisa të jem në botë, jam drita e botës.”  Si tha kështu, pështyu në dhe, bëri baltë me pështymë, ia leu sytë me baltë dhe i tha: “Shko e lahu në banjën Siloam (që do të thotë; I dërguari)”. Ai shkoi, u la dhe, kur po kthehej, shihte.Fqinjët e tij dhe ata, që më parë e kishin parë duke lypur, thoshin: “Po a nuk është ky ai që rrinte e lypte?”“Ai është” ‑ thoshin disa.“Jo, por është një që i përngjan atij ‑ thoshin disa të tjerë. Ai vetë thoshte: “Unë jam”Atëherë i thanë: “Po si (atëherë) të erdhi drita e syve?” Ai u përgjigj: “Njeriu që quhet Jezus, përzjeu baltë, m’i leu sytë dhe më tha: ‘Shko në Siloam dhe lahu! Shkova, pra, u lava dhe pashë.” “Ku është ai?” ‑ i thanë. “Nuk di” ‑ u përgjigj. Atëherë e çuan atë, që përpara ishte i verbër, te farisenjtë.  Ajo ditë kishte qenë e shtunë, kur Jezusi përzjeu baltën dhe ia dha dritën e syve. Edhe farisenjtë filluan prapë ta pyesin si e fitoi të pamit e syve. Ky u përgjigj:“Më vuri baltë në sy, unë u lava ‑ dhe, ja, tani shoh!” Atëherë disa prej farisenjve thanë: “Ky njeri nuk është prej Hyjit, sepse nuk e mban të shtunën!” Por disa të tjerë thoshin:“Një mëkatar si mund të bëjë këso shenjash?” Dhe u bë përçarje ndër ta. Pastaj e pyetën prapë të verbërin: “E ti, çfarë thua për atë njeri që ta dha të pamit e syve?” “Është profet” ‑ iu përgjigj. Judenjtë nuk besuan se kishte qenë vërtet i verbër dhe se iu shëruan sytë, derisa thirrën prindërit e atij që u shërua, 19 dhe i pyetën: “A është ky djali juaj, për të cilin pohoni se lindi i verbër? E si sheh tani?  Atëherë prindërit e tij u përgjigjën: E dimë se ky është djali ynë dhe se lindi i verbër. Si sheh tani, nuk e dimë. As nuk dimë se kush ia shëroi sytë. Pyetni atë: është njeri i rritur, ai do t’ju tregojë për vete.” Prindërit e tij folën kështu, sepse i druanin judenjtë. E njëmend, judenjtë kishin marrë vendim të përjashtohet nga sinagoga ai që Jezusin do ta dëshmonte për Mesi. Për këtë arsye u përgjigjën prindërit e tij: ‘I rritur është, pyetni atë! Atëherë e thirrën për së dyti atë që kishte qenë i verbër dhe i thanë: “Jepi lavdi Hyjit! Ne e dimë se ai është njeri mëkatar!”  “A është mëkatar ‑ u përgjigj ‑ s’e di; një gjë e di: kam qenë i verbër e tani shoh!” Atëherë ata i thanë: “Çka të bëri? Si t’i shëroi sytë? Tashti ju thashë ‑ u përgjigj ‑ e nuk më dëgjuat? Çka? Doni prapë të dëgjoni? A mos doni të bëheni edhe ju nxënësit e tij?” Atëherë ata filluan ta fyejnë e i thoshin;Ti je nxënësi i tij! Ne jemi nxënësit e Moisiut! Ne e dimë se Hyji ka folur me Moisiun e për këtë nuk dimë as prej nga është!” “Pikërisht kjo gjë është e çuditshme ‑ u përgjigj njeriu ‑ ju s’dini as prej nga është, e mua më dha dritën e syve! E ne e dimë fort mirë se Hyji nuk i dëgjon mëkatarët, por dëgjon atë që e nderon Hyjin dhe e kryen vullnetin e tij! Që prej amshimit s’është dëgjuar se ndokush ia ka dhënë të pamit e syve të verbërit që lindi i verbër! Po të mos ishte ky njeri prej Hyjit, s’do të mund të bënte asgjë!” “Që kur linde, s’je tjetër veç mëkat ‑ iu përgjigjën ‑ e ti po na mëson!?” Dhe e hodhën përjashta. Jezusi e mori vesh se e kishin qitur jashtë. Kur e gjeti, i tha: “A beson ti në Birin e njeriut?  Ai iu përgjigj: “Po kush është ai, Zotëri, që të besoj në Të?” “E pe ‑ i tha Jezusi ‑ Është ai që po flet me ty!” Ai tha: “Besoj, o Zot!” dhe ra përmbys para tij.  Jezusi i tha: “Erdha në këtë botë të bëj gjyq: që të shohin ata që janë të verbër e të verbohen ata që shohin! Disa prej farisenjve që ishin me të i dëgjuan këto fjalë dhe thanë:“Vallë, a thua edhe ne jemi të verbër? Jezusi u përgjigj:Po të ishit të verbër, s’do të kishit mëkat.Porse ju thoni: ‘Shohim!’ prandaj mëkati juaj mbetet.«Fjala e Zotit