Menu Schließen

JAVA E PESTË E PASHKËVE  E DIELË – A

Leximi i parë (Vap 6, 1- 7)
I zgjodhi shtatë vetë plot me Shpirt Shenjt.

Lexim prej Veprave të Apostujve
Në atë kohë, me të rritur të numrit të nxënësve, filluan ankesat e hebrenjve që flisnin greqisht kundër hebrenjve vendas pse në shërbimin e përditshëm po i linin pas dore vejushat e tyre. Atëherë të Dymbëdhjetët bashkuan në një mbledhje të përgjithshme nxënësit e u thanë: “Nuk është e drejtë ta lëmë predikimin e fjalës së Hyjit për të shërbyer në tryezë. Gjeni, pra, o vëllezër, ndër ju shtatë vetë në zë të mirë, plot me Shpirt Shenjt e me urti, të cilët do t’i caktojmë për këtë detyrë, kurse ne do t’i kushtohemi krejtësisht lutjes dhe shërbesës së fjalës.” Propozimi i pëlqeu krejt mbledhjes së nxënësve. Ata atëherë zgjodhën Shtjefnin, njeri plot fe e Shpirt Shenjt, pastaj Filipin, Prohorin, Nikanorin, Timonin, Parmenin dhe Nikollën, proselit prej Antiokisë. Këta i vunë para apostujve. Apostujt, pasi u lutën, vunë duart mbi ta. Fjala e Hyjit vazhdonte të shtrihej. Shtohej shumë numri i nxënësve në Jerusalem dhe shumë priftërinj e pranonin fenë. Fjala e Zotit

 

Psalmi 33 (32)
Ref. Aleluja, Aleluja, Aleluja
__________________

Galdoni, o të drejtë në Zotin,
të drejtëve u ka hije lavdërimi!
Lavdërojeni Zotin me kitarë,
bini gëzueshëm lirës me dhjetë korda!
_______________________

Këndoni atij një këngë të re,
përcilleni bukur me cetër brohoritjen!
Sepse e drejtë është fjala e Zotit
e të gjitha veprat e tija me besë.
E do drejtësinë e gjyqin,
plot është toka me mirësinë e Zotit.
_______________________

Ja, sytë e Zotit janë mbi ata që e druajnë,
mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij:
për t’i shpëtuar nga vdekja
e për t’i ushqyer në kohën e urisë.

 

Leximi dytë ( 1Pj 2, 4-9)
Ju jenu fis i zhedhur meshtari mbretërore komb i shenjtë.

Lexim prej Letrës së parë të shën Pjetrit apostull
Afrohuni Atij – Gurit të gjallë, njëmend të përbuzur prej njerëzve, por të zgjedhur dhe të çmueshëm para Hyjit,  që edhe ju, si gurë të gjallë, të ndërtoheni Shtëpi shpirtërore, për të qenë meshtari e shenjtë për të kushtuar fli shpirtërore, që i pëlqejnë Hyjit nëpër Jezu Krishtin. Këndej thuhet në Shkrimin e shenjtë: »Ja, po vë në Sion një gur këndi, të zgjedhur, të çmueshëm: kush beson në Të, jo, nuk do të mbetet i turpëruar!« Për ju, pra, që besoni – nder; kurse për ata që nuk besojnë – guri që përbuzën ndërtuesit, dhe Ai u bë gur i këndit«.E: »Gur në të cilin zihet në thua, buzë shkëmbi nga thyhet qafa«. Ata zënë në thua sepse nuk e dëgjojnë predikimin e Ungjillit, për çka edhe janë të caktuar. Porse ju jeni: »Fis i zgjedhur, meshtari mbretërore, komb i shenjtë, popull të cilin Hyji e fitoi për vete, për t’i shpallur veprat e madhërueshme të Atij që ju thirri nga errësira në dritën e vet të mrekullueshme. Fjala e Zotit

 

Aleluja!
Unë jam Udha, e Vërteta dhe Jeta, thotë Zoti, askush nuk shkontek Ati pos nëpër mua.
Aleluja!

 

Ungjilli (Gjn 14, 1-12)
Unë jam Udha, e Vërteta dhe Jeta.

Leximi i Ungjillit shenjt sipas Gjonit
“Mos t’ju shqetësohet zemra! Besoni në Hyjin edhe në mua besoni! Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa. Po të mos kishte, a do t’ju thoja: ‘Po shkoj t’ju bëj gati vendin’? Kur të shkoj e t’ju përgatis vendin, do të vij prapë e do t’ju marr tek unë, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju. Ku shkoj unë, ju e dini rrugën.” “Zotëri ‑ i tha Toma ‑ Ne s’dimë kah po shkon. Si, pra, mund ta dimë udhën?”Jezusi u përgjigj: “Unë jam Udha, e Vërteta dhe Jeta. Askush nuk shkon tek Ati përveçse nëpër mua. Nëse më njohët mua, do ta njihni edhe Atin tim. Që tani e njihni dhe e keni parë.” Filipi i tha: “Zotëri, na e dëfto Atin e na mjafton!”  “O Filip ‑ i tha Jezusi ‑ kaq shumë kohë jam me ju e nuk më njohe ende? Kush më ka parë mua, ka parë edhe Atin. Si thua, pra: ‘Na e dëfto Atin!’  Po a nuk beson  se unë jam në Atin e Ati është në mua? Fjalët që jua them, nuk jua them prej vetvetes: Ati që banon në mua i kryen veprat e veta.  Më besoni mua: Unë jam në Atin dhe Ati është në mua. Përndryshe, besoni për shkak të vetë veprave!  Përnjëmend, përnjëmend po ju them: kush beson në mua,  veprat që i bëj unë edhe ai do t’i bëjë. Madje do të bëjë edhe më të mëdha se këto,  sepse unë po shkoj tek Ati. Fjala e Zotit