Menu Schließen

Leximet  e Trinisë Shenjte Vitit – A

Leximi i parë ( Dal 34, 4-6. 8-9)
Zoti, Zoti, Hyji i mëshirshëm ei butë.

Lexim prej Librit të Daljes
Në atë kohë, Moisiu i latoi dy rrasa guri si të parat; u çua me natë e u ngjit në malin Sinai me dy rrasat në dorë siç i kishte urdhëruar Zoti. Atëherë Zoti zbriti në re, u ndal aty, afër tij dhe e shpalli emrin e Zotit. Zoti kaloi përpara tij e shpalli:“Zoti, Zoti, Hyji i mëshirshëm e i butë, i durueshëm e shumë i mëshirshëm dhe i vërtetë Moisiu ra vrik me fytyrë përdhe, adhuroi e tha: “O Zot, nëse kam gjetur hir para syve të tu, po të lutem, shtegto me ne. Njëmend, është një popull zverkngurrtë, por ti na i fal fajet tona e mëkatet e na prano për pronën tënde. Fjala e Zotit

 

 

Dan 3, 52-56
Ref: Ty o Zot, të qoftë lavdi e nder në shekuj.

“I bekuar je, o Zot, Hyji i etërve tanë,
I bekuar emri shenjt i lavdisë sate
__________________________

I bekuar je në Tempullin e lavdisë sate të shenjtë,
I bekuar je në fronin e mbretërisë sate,
___________________________

I bekuar je, ti që shqyrton humnerat
e që rri mbi kerubinë,
i lavdishëm e tejet i madhërueshëm në shekuj!

 


Leximi dytë (2 Kor 13, 11-13)

Hiri i Zotit tonë Jezu Krishtit, dashuria e Hyjit Atë dhe bashkësia me shpirtin shenjt.

Lexim prej Letrës së dytë të Shën Palit drejtuar Korintasve
Më në fund, o vëllezër, gëzohuni! Mos pushoni së përmirësuari! Ngushëllohuni dhe jini në përkim me njëri-tjetrin! Jetoni në paqe e Hyji, prej të cilit buron dashuria e paqja, do të jetë me ju. Përshëndeteni njëri‑tjetrin me puthje të shenjtë! Ju bëjnë të fala të gjithë shenjtërit. Hiri i Zotit tonë Jezu Krishtit, dashuria e Hyjit dhe bashkësia me Shpirtin Shenjt, qoftë me ju të gjithë. Fjala e Zotit

 


Ungjilli ( Gjn 3, 16-18)

Hyji e dërgoi Birin e Vet që bota të shpëtoi nëpër të.

Leximi i Ungjillit shenjt sipas Gjonit
Vërtet, Hyji aq fort e deshi botën sa që dha një të vetmin Birin e vet kështu që, secili që beson në të, të mos birret, por të ketë jetën e pasosur. Në të vërtetë Hyji nuk e dërgoi Birin që ta dënojë botën, por që bota të shpëtojë nëpër të. Kush beson në të, nuk dënohet, ndërsa, kush nuk beson, ai është dënuar që tani, pse nuk besoi në Emrin e Njëlindurit, Birit të Hyjit. Fjala e Zotit