![]() |
![]() |
Në qendrën e Misionit në Luzern, është mbajtur takim me Grupin që ndajnë kungimin dhe me Lexuesit e Fjalës së Zotit. Don Agimi pasi i falënderoi për angazhimin e tyre, ai veçmas u foli për rëndësinë e kësaj shërbese në Kishë.
Pas diskutimit lidhur me temën e shërbesave në fjalë, u bë edhe plani për të ardhmen, qoftë sa u përket Lexuesve, ashtu edhe Ndarësve të Kungimit të Shenjtë. Te dy grupet u ndanë të kënaqura nga ky takim, sepse është e nevojshme që të trajtohen tema që i përkasin bashkësisë.
Në fund është përgatitur darkë modeste e përbashkët për te dy grupet me lutjen që Zoti të jep bekimin e vet mbi secilin.