Vizitë Shoqatës «Nënë Tereza» në LuzernDje, në festën e Shën Katarinës nga Siena, Pajtore e Evropës, Misionari ynë don Anton Uka, së bashku me Motrat e nderit që shërbejn në Luzern, vizituan Shoqatën “Nënë Tereza” me seli në Luzern.Ishte një vizitë e përzemërt dhe shumë miqësore, gjatë së cilës patem mundësi të njoftohemi më përsëafërmi më veprimatrinë shumë të çmuar të Shoqatës.Presidenti i Shoqatës “Nënë Tereza”, zotëri Nue Zalli, me entuziazëm bëri paraqitjen e historisë së Shoqatës dhe njëkohësisht shpalosi idetë dhe projektet për të tashmen dhe të ardhmen e saj.Don Antoni, nga ana e tij, shprehi falenderimin për punën e çmuar dhe dëshminë e rëndësishme që Shoqata jep në Zvicër dhe më gjër. Nga të dy u shpreh dëshira për një bashkëpunim të ndërsjellë dhe për konkretizim të projekteve të përbashkëta.Pasi që brenda ambienteve të Shoqatës, së fundmi, është krijuar biblioteka “Atë Gjergj Fishta”, misionari ynë, don Antoni, ia dhurojë 8 librat e veta të botuar në gjuhën shqipe, si dhe revistën Misioni ynë.Falenderojmë presidentin e Shoqatës z. Nue Zallin dhe bashkëpunëtorin e tij z. Xholec Deda, për mikëpritjen e përzemërt dhe për gatishmërinë e tyre për bashkëpunim me Misionin tonë në Luzern.