Takim me Këshillin e MisionitNë festën e Shën Jozefit punëtor, në ora 20:00, është mbajtur mbledhja e radhës me këshilltarët e Misionit tonë në Luzern.Të pranishëm në takim ishin 11-të këshilltar, sekretarja Besjana Thaqi, motër Vida dhe motër Mrika, si dhe misionari don Anton Uka, i cili e ka udhëhequr takimin.Fillimisht don Antoni përshëndeti të gjithë të pranishmit, falënderoi këshilltarët për angazhimin dhe ndihmën që vazhdimisht i japin Misionit tonë si dhe bëri prezantimin e këshilltarëve të rinj, të cilët e pranuan detyrën gjatë këtyre muajve. Emrat e këshilltarëve të rinj janë: Nue Laska (Doblibare), Petrit Ukaj (Gjakovë), Zef Ramaj (Stubëll), Anton Gjoni (Bec) dhe Dukagjin Qollaku (Velezhë). Momentalisht Misioni ynë ka gjithsej 20-të këshilltar. Në takim është diskutuar për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me jetën e Misionit tonë, por tema kryesore ishte planifikimi i jubileut të 30-të vjetorit të themelimit të Misionit këtu në Luzern, që i bie të jetë vitin tjetër (2022).Takimi është zhvilluar në atmosferë vëllazërore, ku janë bërë shkëmbime mendimesh të vlefshme dhe të dobishme për jetën tonë shpirtërore dhe kulturore.