Menu Schließen

Takimi me Ministrantat 23.05.2021

Ditën e Rrëshajëve, me 23 maj 2021, u organizua një takim formimi për minstrantat e Misionit tonë. Pjesëmarrja ishte aç sa na lejojnë masat kufizuese anti Covid-19. Gjithsesi fëmijët ishin jashtëzakonisht të kënaqur për faktin se u takuan mes vete dhe patën mundësi të lutën dhe të luajnë së bashku. Pas një prezantimi fillestar nga të gjithë të pranishmit, don Antoni bëri shpjegimin e Meshës duke u ndalur në mënyrë të veçantë mbi detyrat e ministrantit dhe rëndësinë e shërbimit të tyre. Përkthimi në gjuhën gjermane, nga Diana Pernrecaj, bëri që fëmijët të jenë më të përfshirë në atë që u tha, kjo u vërejt nga intervenimi i vazhdueshëm i tyre në pyetjet që shtroheshin. Pas takimit patëm Meshën e shenjtë. Ndërsa krejt në fund ishte organizuar një ndeje e përbashkët për fëmijët dhe për prindërit e tyre.