Menu Schließen

Papa emëron Imzot Arjan Dodaj kryeipeshkëv të ri metropolit të Tiranë-Durrësit

Papa emëron imzot Arjan Dodaj kryeipeshkëv të ri metropolit të Tiranë-Durrësit – Vatican News Papa Françesku emëroi sot imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.

Papa emëron imzot Arjan Dodaj kryeipeshkëv të ri metropolit të Tiranë-Durrësit – Vatican News

R.SH. – Vatikan

Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit Tiranë-Durrës (Shqipëri)

Ati i Shenjtë pranoi dorëheqjen nga kujdesi baritor i Kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës (Shqipëri), paraqitur nga SH. T. Imzot George Frendo, O.P..

Ati i Shenjtë ka emëruar Kryeipeshkёv Metropolit tё Tiranё-Durrёs SH. R. Imzot Arjan Dodaj, FDC, deri sot Ipeshkëv titullar i Lestronës dhe Ndihmës i së njëjtës Kryedioqezё. Kështu njofton zyra e shtypit e Selisë së Shenjt.

Hapet, kёshtu, njё faqe e re nё historinё e Kishёs sё kryedioqezёs metropolitane tё Tiranё-Durrёsit me shpalljen e kryeipeshkvit tё tretёt, tё periudhёs pas rёnies sё diktaturёs komuniste, tё kёsaj Kishe vendore, emëruar sot mё 30 nёntor 2021 nga Papa Françesku.

Njoftimi i emërimit u shpall sot nё mesditë nё Katedralen e Shёn Palit nё Tiranё nga Nunci Apostolik nё Shqipëri, imzot Luigi Bonazzi, nё prani tё kryeipeshkvit tё Tiranё-Durrёsit Imzot George Frendo dhe tё kryeipeshkvit tё ri tё sapoemëruar Imzot Arjan Dodaj, me pjesëmarrjen e klerit e rregulltarëve tё Kishës dioqezane Tiranё-Durrёs. Ceremonia e njoftimit tё emërimit tё kryeipeshkvit tё ri imzot Arjan Dodaj u transmetuar drejtpёdrejt nё streaming.

Data e pёrurimit a fillimit tё misionit tё kryeipeshkvit tё ri tё emёruar imzot Arjan Dodaj nё Kishёn kryedioqezane tё Tiranё-Durrёsit do tё jetё tё shtunën mё 22 janar tё ardhshëm. 

Papa emëron imzot Arjan Dodaj kryeipeshkëv të ri metropolit të Tiranë-Durrësit – Vatican News

Par, Papa Françesku emëroi sot imzot Arjan Dodajn, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, deri më sot,  ipeshkëv ndihmës i kësaj kryedioqeze metropolitane, emëruar nga Papa Françesku më 9 prill 2020, shuguruar ipeshkёv nga imzot George Frendo mё 15 shtator 2020, në Kishën Katedrale të Shën Palit Apostull, në Tiranё. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i Tiranë-Durrësit në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.

Kryeipeshkvi i r, imzot Arjan Dodaj, rregulltar  i ‘Vëllazërisë meshtarake të Bijve të Kryqit’lindi në Laç të Kurbinit më 21 janar 1977. Në vitin 1993, pasi përfundoi shkollën e mesme në qytetin e lindjes, emigroi në Itali. U vendos në Cuneo, ku nisi të punojë. Më 2007 kërkoi të pranohej në ‘Vëllazërinë Meshtarake të Bijve të Kryqit’, pranë Bashkësisë “Shtëpia e Marisë”, në Romë. Në rrugën e përgatitjes për meshtari, nisi studimet e filozofisë e të teologjisë pranë Universitetit Papnor “Mbretëresha e Apostujve” ku mori titullin e Bakalaureatit.

U shugurua meshtar më 11 maj 2003 nga Papa Gjon Pali II, në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe u inkardinua në kryedioqezën e Romës, si anëtar i ‘Vëllazërisë meshtarake të Bijve të Kryqit’, në bashkësinë ” Shtëpia e Marisë”.

Pas shugurimit meshtarak kreu detyra të ndryshme baritore. Nga 2003 deri më 2004 ishte zëvendës-famullitar në Famullinë  “Shën Domenico Guzman”, në Romë; nga 2004 deri më 2005, Zëvendës-Rektor i Rektorisë  së “San Giovanni della Malva” dhe Kapelan i bashkësisë shqiptare në Romë; nga 2005 deri më 2017, zëvendës famullitar i Famullisë “Shën Rafaeli Kryeengjëll”, në Romë.

Më 2017, me miratimin e ipeshkvit të vet, Kardinalit-Mëkëmbës të Shenjtërisë së Tij për kryedioqezёn e Romës, u transferua si meshtar «fidei donum» në kryedioqezën e Tiranë-Durrësit, ku kreu këto detyra baritore: Vikar i përgjithshëm, Famullitar i famullisë  “Zemra e Papërlyer e Zojës Mbretëreshë” në Gramëz; Drejtues i baritorisë universitare; Sekretar i dytë i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare dhe sekretar i përgjithshëm i Sinodit dioqezan tё Tiranёs-Durrёsit.

Kryeipeshkvit të ri i urojmë punë e mision të mbarë, sipas motos ipeshkvnore që ka zgjedhur nga fjalët testament e dhuratë të Jezusit mbi Kryq “Ecce Mater tua!” (“Qe Nëna jote!”), që përkojnë me festën e sotme të Zojës së Dhimbshme, nën hijen e Kryqit të Jezu Krishtit – e pranë Zemrës së Zojës!

Fjala përshëndetëse e Imzot Arjan Dodaj në shpalljen si Arqipeshkvi i ri Metropolitan i Tiranë-Durrës

Vëllezër e motra të dashur, në këtë ditë në të cilën bëhet publik emërimi im si Arqipeshkëv i kësaj Kishe të dashur në Tiranë- Durrës, dua t’iu përshëndes të gjithëve me fjalët me të cilat etërit tanë fillonin festat e tyre, por që falë Zotit sot po rikthehet në takimet tona: QOFTË LËVDUAR JEZU KRISHTI!

Në këtë kohë të ardhjes në të cilën presim Jezusin Princin e Paqes, është në Paqen e Tij që përshëndes e falënderoj vëllazërisht Arqipeshkvin e dashur Imzot George Frendo, që në këto vite na ka udhëhequr në udhën e Ungjillit; bashkë me të përshëndes Nuncin Apostolik Imzot Luigi Bonazzi, i cili në këtë moment këtu në Katedralen tonë i jep zë Papa Françeskut, dhe vullnetit të Tij për Arqidioqezën tonë.

Në fakt veçanërisht Papa Françeskut i shkon e gjithë mirënjohja e thellë plot dashuri për vëmendjen që ka ndaj Kishës sonë, të cilën ia beson angazhimit tim si bari. Zoti na njeh e më njeh mirë në brishtësitë dhe kufizimet njerëzore, por në jetën time gjithmonë e më shumë kam njohur dhe kam besim në mëshirën Hyjnore: e për këtë dua të them me psalmistin “ Do të këndoj për amshim Mëshirën e Zotit”(Ps. 88,2)

Me këto fjalë dëshiroj t’iu përshëndes ju vëllezërit e mi në meshtari, që së bashku të jemi instrumente të mëshirës Hyjnore jo vetëm në kremtimet e sakramenteve, por akoma më shumë e me më shumë dedikim në veprat e mëshirës!

Përshëndes të gjitha motrat e Arqidioqezës sonë, që në mënyrë kaq të përkushtuar, e në të njëjtën kohë të heshtur dhe diskrete, janë samaritani i mirë nëpërmjet misioneve të ndryshme që jetojnë.

Përshëndes çdo gjymtyrë që përbën trupin e kishës sonë këtu: lëvizjet kishtare, laikët e angazhuar e të gjithë besimtarët, veçanërisht të rinjtë që banojnë në këtë Arqidioqezë! Të rinjtë janë një destinacion i veçantë i dashurisë së Jezusit, i cili din të ndezë për ta edhe në vendin tonë “shpresën që nuk zhgënjen”( Rom 5,5).

Data e sotme 30 Nëntori, na kujton festën e Shën Andreut Apostull, i thirruri i parë, që aq shumë kremtohet nga vëllezërit tanë Ortodoksë, dhe për këtë arsye ky emërim dëshiroj që të jetë ogur i mirë i vëllazërisë me ta. Shën Andrea në fakt gjithmonë ka qenë një urë lidhje midis lindjes dhe perëndimit, ashtu sikurse në fakt ka qenë gjithmonë vendi ynë. I besojmë ndërmjetësisë së Shën Andreut ecjen tonë Ekumenike, po ashtu bashkë dhe me vëllezërit tanë në Krishtin që janë Ungjillorët. Veçanërisht një përshëndetje i drejtoj komunitetit Mysliman dhe atij Bektashinj, sepse në harmoninë ndërfetare që karakterizon vendin tonë, të jemi gjithmonë të angazhuar për ato vlera që na bashkojnë e që së bashku promovojmë. Tirana është një Metropol plot gjallëri dhe sfida, të cilat kanë nevojë për përkushtimin e të gjithë aktorëve që e përbëjnë atë, për këtë arsye një lutje dhe kujtim i veçantë i shkon autoriteteve qeveritare qendrore dhe vendore sepse së bashku mund të jemi arsye shprese për popullin tonë!

Në këto ditë në të cilat po përgatitemi për festën e Zojës së Papërlyer dua të rinovoj aktin e përkushtimit tim, dhe me mua të gjithë Arqidioqezës sonë ndaj zemrës së papërlyer të Marisë: “Totus Tuus Maria”. Nën mbrojtjen tënde Maria duam të mësojmë të duam, të shërbejmë e të shpallim Birin Tënd Jezusin! Amen.

Për disa çaste nga ceremonia e njoftimit në Katedralen e Shën Palit në Tiranë dhe fjalët e kryeipeshkvit të ri të emëruar të Tiranë-Durrësit Imzot Arian Dodaj, klikoni në këtë link: VATICAN NEWS

Marrë nga Vatican News