Menu Schließen

Imzot Arjan Dodaj viziton Kishën katolike në Kosovë

Imzot Arjan Dodaj viziton Kishën katolike nё Kosovё – Vatican News Imzot Arjan Dodaj, i kryeipeshkёv i emëruar, pak ditё mё parё, i kryedioqezёs Tirane-Durrës, nё tё Dielёn e Dytё tё kohёs sё Ardhjes, vizitoi Kishën katolike dioqezane te Prizren-Prishtinë, me ftesën e imzot Dodё Gjergjit, ipeshkëv i Kosovës.

R.SH. – Vatikan

Imzot Arjan Dodaj, i kryeipeshkёv i emëruar, pak ditё mё parё, i kryedioqezёs Tirane-Durrës,  nё tё Dielёn e Dytё tё kohёs sё Ardhjes, vizitoi Kishën katolike dioqezane te Prizren-Prishtinë, me ftesën e imzot Dodё Gjergjit, ipeshkëv i Kosovës.

Imzot Arjan Dodaj viziton Kishën katolike nё Kosovё – Vatican News

Imzot Arjan Dodaj, i emeruar nga Papa Francesku, pak dite me pare, arqipeshkev i Arqipeshkvise Tirane Durres, ka nderuar me ardhjen e tij, besimtaret, motrat dhe klerin e Kishes katolike ne Kosoves, me viziten e tij ne Prishtine, me ftesen vellazerore te imzot Dode Gjergjit, ipeshkev i diocezes Prizren Prishtine, i cili i deshiroj mireseardhje!    

Imzot Arjan Dodaj, te dielen e dyte te Kohes se Ardhjes, e kremtoi meshen solemne ne bashkemeshim me imzot Dode Gjergjin, imzot Lush Gjergjin, dom Fatmir Koliqin, famullitar i Prishtines e meshtare te tjere. Ne nje atmosfere te bukur kremtimi, para kurores se Adventit fillimisht perfaqesuesi i te rinjeve te Famullise se Prishtines ndezi qiriun e dyte te Kohes se Ardhjes.   

Pasi pershendeti perzemersisht te gjithe klerin, motrat dhe besimtaret, imzot Arjan Dodaj, tha se Zoti ka dashur qe kete sherbese te filloj me Nene Terezen dhe me vellezerit e mij te Kosoves e Prishtines. “ Ne kete katedrale, nga dita e shugurimit te saj, shume here e me shume kenaqesi, kam ardhe per t,iu lutur e besuar te shenjtes tone, Nene Terezes. Nuk jemi thjeshte ne nje kishe, por jemi ne nje tempull te shenjte dedikueme Nenes Tereze, e cila ka njohur pervujtnine e dashnine e Krishtit Zot, dhe qe na bene pergjegjes qe shembullin e saj t, ua percjellim brezave qe vijne’’ tha fillimisht imzot Arjan Dodaj.

Ai ne vazhdim foli gjate per historikun dhe rendesine e Kohes se Ardhjes, perkatesisht te ardhjes se Krishtit femije, Princit te Paqes, duke bere thirrje qe kjo ngjarje mos te na gjeje te papergatitur dhe te na bej me dije se eshte nje ardhje qe manifestohet ne historine e cdo njeriu pa dallim, prandaj tha ai te pergatitemi ne menyre te denje shpirterisht per ta njohur prezencen, meshiren e fjalen hyjnore te Jezusit ne jeten tone, sepse cdo njeri duhet ta shoh Shelbimin e Hyjit, e kush me shume, tha ai, se Nene Tereza na mesoi se cila eshte dashuria hyjnore.

“Dashuria eshte shkelqimi i nanes tone Tereze, asaj zemre te mbushur me dashuri hyjnore, e cila na e la trashegimi, prandaj lutem qe dashuria juaj te shkoj duke u rritur per here e me fort dhe te shlkelqej midis nesh, e nxitur nga forca e fese qe vjene prej urates ne Ungjill” porositi mes tjerash imzot Arjan Dodaj.

Ne fund te meshes vellaun e tyre nga Shqiperia arqipeshkvin imzot Arjan Dodaj e falenderuan per viziten dhe kremtimin e perbashket ne kete kohe te Ardhjes dhe e quajten ndere per Kishen ne Kosove, famullitari Fatmir Koliqi dhe imzot Dode Gjergji, i cili ia dhuroj atij medaljen e shugurimit te katedrales “ Shen Nene Tereza” ne Prishtine, duke u lutur qe edhe ne Tirane ne te ardhmen te ngritet katedralja dedikuar ”Shen Nene Terezes”, te shenjtes se kombit tone.

Pas perfundimit te meshes te gjithe te pranishmit, nje per nje, e uruan nga afer imzot Arjan Dodaj per emerimin e tij arqipeshkev i Arqipeshkvise Tirane Durres nga Papa Francesku.

– Marrë nga Vatican News