Festa e Zojës së Lurdit, në Misionin tonë, u kremtua me solemnitet dhe më përshpirtëri. Pjesëmarrja e besimtarëve të shumtë e bëri edhe më madhështore këtë mbrëmje kushtuar lutjes për të sëmurë.
Lutja, meditimi, ndarja e sakramentit të vojimit, heshtja, ndezja e qirinjve dhe kënga kishtare kushtuar Virgjërës Mari, e bënë të veçantë kremtimin e Meshës shenjte.
Pas Meshe, për të gjithë të pranishmit, në sallën e Misionit tonë, ishte përgatitur një ndeje e përbashkët në të cilën patëm mundësi të shërbeheshim me ushqime dhe me pije, duke qëndruar dhe biseduar me njëri tjetrin.
Zoja e Lurdit, lutu për ne dhe familjet tona!