Dje, në ambientet e Misionit tonë në Luzern, nga ora 16:30, kishim ripërtëritjen shpirtërore për fëmijë, si mundësi përgatitje për të jetuar sa më mirë Kreshmët dhe festën e ardhshme të Pashkëve. Në takim mori pjesë një numër i mirë i fëmijëve, të shoqëruar nga të prindërit e tyre.
Takimin e udhëhoqi motër Vida Ademi ku përmes shpjegimit të periudhës liturgjike të kohës së Kreshmëve përçojë tek fëmijët dhe te të pranishmit porosinë shpirtërore të kësaj kohet të shenjtë e të volitshme për kthim.Pas meditimit dhe diskutimit të përbashkët, së bashku lutem lutjen e rruzares me njetin për paqe në Ukrainë.
Pas rruzares fëmijët patën mundësi të argëtohen përmes lojërave të ndryshme dhe njëkohësisht të shërbeheshin me pije dhe ushqime të përgatitura për këtë takim.
I falënderojmë fëmijët dhe prindërit e tyre që gjithmonë mundohen të ju përgjigjen iniciativave tona për rritjen dhe formimin e tyre njerëzor dhe shpirtëror.