Menu Schließen

Seminari shpirtëror 2022

Sikurse trupi ka nevojë për ushqim dhe ushtrim të vazhdueshëm në mënyrë që të mbetet i shëndosh dhe të funksionojë mirë, po ashtu edhe mendja dhe shpirti kanë nevojë për ushqimet e veta, përndryshe do të mbesin të vdekur.

Misioni ynë, në forma të ndryshme dhe me propozime të shumta, mundohet, për çdo ditë, të ju ofrojë besimtarëve atë ushqim që më të vërtetë e freskon dhe e gjallëron jetën shpirtërore dhe atë mendore. Kjo është arsyeja e aktiviteteve tona, takimeve, organizimeve, shëtitjeve, ripërtëritjeve shpirtërore, veprave të bamirësisë e shumëçka tjetër.

Gjatë këtyre ditëve kishim Seminarin shpirtërore, pikërisht sepse donim që të ju ofronim besimtarëve një mundësi takimi me njëri-tjetrin, me Fjalën e Hyjit dhe me vetë Hyjin të pranishëm në Eukaristi.

Seminarin e drejtojë don Shan Zefi dhe foli kryesisht për Kreshmët dhe porosinë e tyre në jetën shpirtërore dhe njerëzore të njeriut. Përveç meditimeve të dëgjuara, të pranishmit kishin mundësi edhe të drejtonin pyetje apo të shkëmbenin përvojën e tyre shpirtërore, po ashtu ishte edhe mundësia e pajtimit përmes sakramntit të rrëfimit, si dhe kremtimi i Meshës së shenjtë. Moment i bukur ishte edhe ndeja e përbashkët duke u shërbyer me pije apo me ndonjë ushqim që ishte përgatitur për të pranishmit.

E falënderojmë Zotin për këto përvoja të bukura dhe urojmë që të shërbejnë për të mirën dhe shenjtërinë e secilit.