Menu Schließen

E enjtja e madhe në Misionin tonë 14.04.2022

E Enjtja e Madhe na rikujton Darkën e Fundit të Jezusit me nxënësit e vetë. Nga kjo Darkë zë fill Mesha e shenjtë dhe meshtaria.

Edhe në Misionin tonë në Luzern u shënua kjo ditë me kremtimin e Meshës shenjtë dhe me larjen e këmbëve të dymbëdhjetë të rinjve të cilët u caktuan të përfaqësojnë dymbëdhjetë Apostujt.

Pas Meshës, në ambientet e qendrës tonë, kishim darkën e përbashkët me dymbëdhjetë apostujt dhe familjarët e tyre.

Gjatë darkës vëllazërore secili nga dymbëdhjetë të rinjtë, nga vazoja ku ishin vendosur emrat e dymbëdhjetë apostujve, tërhoqi një letër në të cilën ishte shënuar emri i një apostulli të Krishtit dhe kështu u identifikua me të. Ishte një mundësi e mirë edhe për tu njohur me jetën dhe veprën e nxënësve të Jezusit, pasi që në pika të shkurta, u tha diçka për secilin prej tyre.