Festa e Pashkëve në Misionin tonë u kremtua me solemnitet dhe përshpirtëri të madhe.
Prania e mijëra besimtarëve, të pranishëm në Meshët e shenjta, e bëri edhe më madhështore festën dhe bashkimin tonë.
Falënderimi i takon Hyjit dhe të gjithë atyre që në forma të shumta dhe të ndryshme na ndihmuan në organizimin e festës dhe kryerjen e shërbesave të shumta.
Zoti ju bekoftë të gjithëve!
Gëzuar e me shëndet Pashkët!