Menu Schließen

Shëtitja në Milano 07.05.2022

Të shtunën dhe të dielën e vikendit që e lamë, një grup i korit të Misionit tonë në Luzern, ishte në shëtitje në qytetin e lashtë dhe modern të Milanos.

Pas akomodimit në hotel dhe ngrënies së drekës, vizituam Katedralen madhështore të Milanos dhe falë pritjes dhe shpjegimit të Monsinjor Egidio Giuliani, u njoftuam me historinë dhe rëndësinë shpirtërore dhe kulturore të këtij tempulli të jashtëzakonshëm.

Pastaj vizituam qendrën historike të Milanos, vendin ku ishte pagëzuar Shën Augustini dhe Galerinë e famshme të Milanos. Në mbrëmje, në klimë miqësore dhe vëllazërore, konsumuam një darkë të shkëlqyeshme si për nga shija e ushqimeve, po ashtu edhe për nga muhabeti, humori, kënga dhe vallja.

Të nesërmen vazhduam me programin e paraparë deri në mbrëmje.

Për gjithçka falënderojmë Zotin, organizatorët dhe sidomos Kened Toplanaj me familje i cili kishte organizuar si është më së miri.